Autoritetet franceze kanë arritur të parandalojnë në kohë një sulm të mundshëm terrorist.
Një person i vënë nën survejim për prirjet e tij të radikalizmit fetar ëhstë vënë në pranga pasi dyshohet se po organizonte një sulm terrorist.
Personi në fjalë u ndalua në Paris pasi më herët ishte bllokuar një automjet në pronësi të tij. Makina e këtij shtetasi ishte e mbushur plot me cilindra që mbanin gaz shpërthyes.
Nëse mjeti do të shpërthente në ambjente publike mund të shkaktonte dëme të mëdha në njerëz./a.m.