Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, deklaroi se është i gatshëm të pranoi planin e Washingtonit për sulm të përbashkët kundër qendrës së Shtetit Islamik në Siri. Erdogan qytetin Raka e cilësoi si kryeqytet të islamistëve dhe tha se gjatë takimit që ka pasur në Kinë me presidentin amerikan, Barak Obama, ai i ka thënë se Washingtoni dëshiron të bëjë diçka me këtë qytet.
Erdogan tha se Obamës i është përgjigjur se sa i përket Turqisë nuk ka asnjë problem dhe se i ka propozuar një takim mes përfaqësuesve të forcave të armatosura mes dy vendeve, me qëllim që të hartohet një plan i veprimit, përcjell 21Media. Siç dihet, ushtria turke më 24 gusht filloi operacionin “Mburoja Eufrat”, në kuadër të së cilit pjesëtarët e Shtetit Islamik u dëbuan nga qyteti Xharablus.
Erdogan gjithashtu paralajmëroi se planifikon te zhvilloi biseda me përfaqësuesit amerikanë dhe rusë në lidhje me armëpushimin në qytetin e Halepit dhe theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka konfirmuar se marrëveshja mund të arrihet gjatë ditëve në vijim, përcjell 21Media.
Ndërkohë, ushtria turke njoftoi sot se së paku tre ushtarë janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me raketa të ndërmarrë nga pjesëtarët e Shtetit Islamik në afërsi të fshatit Al Vakëf, në veri të Sirisë. Janë këto viktimat e para në radhët e ushtrisë turke, që nga momenti kur forcat e armatosura të Turqisë filluan operacionet kundër xhihadistëve brenda territorit të Sirisë.
ma.me