Rreth një miliard euro. Kjo është shuma e përgjithshme e pagave që marrin lojtarët e Serisë A. Me 985 milionë, pagat e sivjetme janë rritur me pak më tepër se 100 milionë euro krahasuar me sezonin e kaluar.
Rekordi qëndron ai i pesë viteve më parë, kur paguheshin 1.1 miliardë euro, ndërsa 2007-08 është sezoni me pagat më të ulta, “vetëm” 829 milionë gjithsej.
Lojtari më i paguar është Gonzalo Higuan i Juventusit, me 7.5 milionë euro neto në vit, pasuar nga De Rossi i Romës me një milion më pak.
Ndër lojtarët shqiptarë, më i paguari është Elseid Hysaj i Napolit, me 600 mijë euro, por kjo është një shifër që nuk do të ketë jetë të gjatë, pasi palët kanë rënë dakord për rinovimin dhe përflitet për 1.5 milionë euro në vit. Pas Hysajt vjen portieri Etrit Berisha, me 500 mijë euro. Paga e tij paguhet nga Atalanta dhe Lazio, i cili e ka huazuar.
Mesfushori Ledian Memushaj merr 400 mijë euro nga Pescara, ku është kapiten, ndërsa Rey Manaj, i huazuar nga Interi, paguhet 350 mijë.
Mbrojtësi Arlind Ajeti i Torinos paguhet me 300 mijë euro, ndërsa portieri i U21, Thoma Strakosha, paguhet 100 mijë euro në vit nga Lazio.
d.i.
Pagat në miliona euro sipas klubeve:
Juventus: 145
Inter: 120
Roma: 92
Milan: 80
Napoli: 75
Lazio: 55
Fiorentina: 44
Sampdoria: 35
Bologna: 34
Torino: 32
Genoa: 30
Sassuolo: 28
Udinese: 28
Atalanta: 24
Cagliari: 21
Palermo: 20
Chievo: 18
Pescara: 16.5
Empoli: 15.5
Crotone: 14
(Burimi i të dhënave: La Gazzetta dello Sport)