Ai që dikur ishte njeriu me të cilin ishte dashuruar, në pak kohë u kthye në makthin më të keq të saj.
Një vajzë 17- vjeçare nga Gramshi, i është drejtuar policisë për të denoncuar ish- të dashurin e saj Enea Braçe, 25 vjeç, po nga Gramshi.
Burime nga policia i thanë Noa.al, se ditën e djeshme e reja bëri denoncimin ndaj ish- partnerit të saj, duke thënë se që nga momenti i ndarjes, e ka përndjekur dhe kërcënuar duke i shkaktuar frikë dhe ankth.
“Ose do jemi bashë, ose nuk ke për të qenë kurrë e qetë”, mësohet t’i ketë thënë i riu adoleshentes, në një nga kërcënimet e tij.
Mësohet se Braçe e ndiqte në rrugë, e telefononte vazhdimisht dhe i shkonte pranë banesës, duke i krijuar ankth të vazhdueshëm.
Për shkak se situata vazhdonte prej disa kohësh dhe e reja nuk ndihej më e sigurtë, bëri denoncimin duke çuar në arrestimin e 25- vjeçarit nën akuzën e përndjekjes.