1533 – U lind mbretëresha angleze Elizabeth I, e bija e Mbretit Henry VIII (Henry) me gruan e tij të dytë Anne Boleyn. Gjatë mbretërimit të saj (1558-1603) hodhi themelet e të ardhmen e Perandorisë Britanike. Ka mbështetur zhvillimin e shkencës dhe artit, ndërsa lindi një stil i veçantë i arkitekturës së kohës së vet, një përzierje e stilit gotik dhe Rilindjes, i quajtur stili i epokës elizabetiane
1812 – Ka përfunduar Beteja e Borodinos, një nga betejat më të përgjakshme të Luftërave Napoleonike, në të cilën rusët nën komandën e Kutuzov pranë Moskës humbën 44.000 ushtarë kurse 50,000 humbi Napoleoni, duke përfshirë edhe 23 gjeneralë. Një javë më vonë Napoleoni hyri në Moskë.
1860 – Revolucionari italian Giuseppe Garibaldi dhe “këmishë kuqtë” e tij morën Napolin në luftën për çlirimin prej Austrisë dhe bashkimin e Italisë. (b.an)