Çifti i njohur i showbizzit shqiptar, bukuroshja seksi Marina Vjollca dhe i dashuri i saj i zemrës, Getoar Selimi janë nisur për në ‘parajsë’.
Edhe pse filloi punë, Marinën s’e ka penguar asgjë që të udhëtojë bashkë me Getin për në destinacionin e ëndrrave.
Reperi kosovar e ka përkëdhelur të dashurën e tij duke ja bërë më të veçantë këtë udhëtim. Ata kanë ‘fluturuar’ drejt ishujve Maldive me avion privat. ‘Arratisja’ romantike ka vazhduar me një mikpritje speciale për çiftin simpatik. ‘Mikpritje si kjo’, shkruan Marina në fotot e postuara në rrjetet sociale.