Juliette Greco, ikona e Chanson francez dhe muza e ekzistencialistëve, e cila në fillim të shkurtit do të bëjë plot 89 vjeç, s’është në gjendje të rifillojë turneun e saj lamtumirës me titull “Faleminderit” (Merci) pas goditjen së rëndë në tru që mori në mars të këtij viti, ka thënë agjenti i saj për median frënge, cituar nga BETA.
Këngëtarja ka anuluar një koncert të planifikuar për 17 shtator, për shkak të arsyeve shëndetësore, tha zëdhënësja për media An de Bretagne.
Agjencia “France Presse” njoftoi javën e kaluar se disa koncerte janë shpallur në fund të vitit, duke përfshirë 9 dhjetorin në Paris.
Juliette Greco tashmë sapo i ka shtyrë disa paraqitje të planifikuara gjatë vitit pas goditjes në fund të marsit.
Këngëtarja e famshme, më 7 shkurt do ta shënojë 89 vjetorin me një koncert në Paris. “T’u frysh qirinjve të ditëlindjes me një audiencë pariziane është diçka magjike, për shkak se duhej të kisha vdekur prej kohësh,” tha me shaka Juliette Greco.
Në mesin e viteve 1940, Remon Keno shkrimtar dhe filozofi Jean-Paul Sartre shkruan këngën “Si tu t’imagines …” dhe “La Rue des Blancs-Manteaux”, që Juliette Greco i kanë sjellë suksesin e parë në një karrierë të shkëlqyer.
Ajo këndoi këngë të bëra edhe nga Jacques Prevert, Bertolt Brecht, Boris Vian dhe Francoise Sagan.Ndër chansons e saj më të njohura janë “Parlez-moi d’amour”, “Paris canaille”, “Accordeon” dhe “Je suis comme je suis.” Ajo luajti në filmat “Orpheus” (1950) të Jean Cocteau dhe “Përshëndetje, trishtim” (1958) të Otto Preminger. (b.an)