Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, një tregues që mat ecurinë e përgjithshme të kostove në këtë sektor, u rrit me 0.3 % gjatë tremujorit të dytë të këtij viti,krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të shpenzimeve materiale me 0,9 %.
Brenda këtij grupi, nëngrupi “materiale elektrike dhe komunikimi” u rrit me 1,1 %, pasuar nga nëngrupet “materiale ndërtimi” dhe “materiale hidro-sanitare” respektivisht me 1 % dhe 0,8 %. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm grupet “shpenzime për paga” dhe “shpenzime makinerie” u rritën respektivisht me 0,3 % secili.
Sipas statistikave të Institutit të Statistikave, INSTAT krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 kosto në këtë sektor u ul me 0.2 %. Ulja vjetore llogaritet se erdhi si rezultat i uljes së shpenzimeve për transport me 3.5 % dhe atyre për energji me 0.4 %. Sipas INSTAT-it, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, rritja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”shpenzime për paga” me 1,6 %, pasuar nga grupi “shpenzime materiale” me 1,5 %.
ma.me