Në qershor të vitit të ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Dy aleatët kryesor të koalicionit qeverisës Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk janë shprehur nëse do të jenë pjesë e një koalicioni parazgjedhor apo nëse do të garojnë të ndara.Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në përfundim të seancës së sotme parlamentare që shënoi dhe hapjen e punimeve për sesionin e ri të Kuvendit. Pyetjes nëse ka nevojë për reflektim për mënyrën e funksionimit të koalicionit PS-LSI, Meta iu përgjigj duke thënë se ka vend për përmirësim. Por, kreu i Kuvendit refuzoi të jepte një përgjigje të prerë për pyetjen e shtruar.ma.me