“Muzeu Historik Kombëtar” institucioni muzeor më i madh në Shqipëri, që ndodhet në qendër të Tiranës, është një nga objektet më të vizituara nga turistët e huaj dhe vizitorët vendas gjatë këtij sezoni veror.
Gjatë kësaj vere bie ne sy një rritje e konsiderueshme e numrit të vizitorëve, në “Muzeun Historik Kombëtar” krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa vlerat historike që bart ky institucion muzeor, synojnë të nxisin mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së vendit tonë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.
“Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981. Ai zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2.
Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve.
Në Muzeun Historik Kombëtar ruhen objekte unikale si Epitafi i Gllavenicës i krijuar në vitn 1373, e cila është një qëndismë e madhe me fije ari dhe argjendi në mëndafsh, e cila paraqet Krishtin ,busti i Deas ( hyjnesha e Butrintit, tashmë e indentifikuar me koken e Apollonit), mozaiku Bukuroshja e Durrësit etj. Në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar shpalloset mozaiku “ Shqipëria” i cili është më i madhi në vend