Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, tashmë ka përcaktuar se me cilin formacion të luajë ndaj Maqedonisë, sonte në mbrëmje.
Edhe pse gjatë stërvitjeve për këtë ndeshje kishte përgatitur skemat me dy sulmues, italiani në momentet e fundit ka ndryshuar mendje.
Sipas burimeve të Gazetës Express brenda ekipit kuqezi, De Biasit ka vendosur të luajë me skemën 4-1-4-1.
Në ekip nuk do të jenë dy mesfushorët organizator, Migjen Basha e Ledian Memushaj, pasi italiani ka projektuar një mesfushë me shkatërrues.
Formacioni 4-1-4-1
Etrit Berisha,
Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj
Kukeli
Jahmir Hyka, Amir Abrashi, Granit Xhaka, Shkelzen Gashi
Armando Sadiku