Një festival i veçantë do jetë në datat 10, 11 dhe 12 shtator në Pazarin e Korçës.
Ministria e Kulturës dhe Instituti Italian i Kulturës do të sjellë një takim të paharrueshëm të kulturës dhe trashëgimisë sonë jomateriale, ku do gërshetohen Kaba, Polifoni, Jazz, Rock, Muzikë Elektronike, Bashkëkohore.
Për herë të parë në Shqipëri i ftuar special, do të jetë edhe ylli i muzikës bashkëkohore, kantautori italian VINICIO CAPOSSELA & Band. (b.an)