Pas vizitës në Shqipëri, nënë Tereza i kërkoi kreut të shtetit komunist të asaj kohe, Ramiz Alia, të sillte në vendin e saj misionaret për t’i shërbyer të pamundurve që kishin nevojë për mbështetje e dashuri. Përmes një letre mjaft interesante, Nënë Tereza i lutet presidentit Ramiz Alia që ta lejojë ti sjell motrat e saj në Shqipëri, duke e falenderuar për realizimin e ëndrrës së saj për të vizituar atdheun.
Letra
I dashur zoti president i vendit tonë të dashur Shqipëri! Pas kaq shumë vjet lutjesh dhe dëshirë për të vizituar vendin tim, pas kaq shumë vizitash nëpër botë më në fund i miri zot më dha këtë dhuratë të bukur të vi dhe të shoh popullin tim.
Njerzit e familjes time kanë jetuar këtu për shumë vjet e këtu kanë vdiqen e unë pata mundësi të vi e të vizitoj varret e tyre.
Meqënë se motrat e mija, misionaret e bamirësisë, ndodhen në shumë vende, kam patur dëshirën ti sjell ato këtu, të paktën katër prej tyre, për t’u dhënë ngrohetësi, dashuri dhe përkujdesje pleqve, të vetmuarve, atyre që u mungon dashuria, të sëmurve me të meta mendore, të gjtihë atyre që kanë nevojë për kujdes e dashuri sepse ata janë njerzit tanë. Prandaj kini mirësinë të më lejoni ti sjell motrat e mija këtu. Kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike.
Unë nuk kam as ar as argjend, por juve do tju sjell motrat dhe sëbashku besoj se do të bëjmë diçka të bukur për zotin dhe popullin tonë.
Mirënjohja ime për ju është lutja ime për ju e për popullin që i shërbeni.
Zoti ju bekoftë
Nënë Tereza
tema/a.k