Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë ku një nënë e re pas një sherri me vjehrrën në nervozizëm e sipër dyshohet se ka marrë fëmijën dhe e ka hedhur nga një lartësi në tokë.
Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht rreth orës 18.00 në rrugën “Aminta i Tretë” të Shkupit.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja është denoncuar në polici nga një kalimtar i rastit.
Foshnja më pas është transportuar për në spital, në neokirurgji, ndërsa është konstatuar se fëmija 19-muajshe ka pësuar tronditje në tru.
Gjykata në Maqedoni ka dhënë masën e paraburgimit me 30 ditë burg për 30-vjeçaren A.H.