Paska pasur fat të madh ky shqiptar. Mediat italiane raportojnë për një rast të një shqiptari i cili është liruar gabimisht nga burgu, edhe pse njihej si bos i drogës.
Bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar si Dario Myftiu, por ai njihej ndryshe edhe me emrin Aurel Hoxha. 37-vjeçari kishte lënë qelinë 1 javë para se të ndalohej. Ai ishte arrestuar më 26 gusht nga policia e Padovas sepse i ishte gjetur drogë dhe një sasi e madhe parash. Ndërsa në vitin 2008 ishte kapur nga policia e Romës në një rafineri në Bergamo, ku i ishte konfiskuar 30 kilogramë heroinë.
“Një boss i mafias shqiptare është lënë i lirë për shkak të një gabimi: Një çështje teknike burokratike”, shkruan Il Gazetino.
Pas arrestimit në vitin 2008, ai kishte përfituar nga një dekret që kërkonte përjashtimin e tij nga Italia deri në vitin 2022, por nuk ishte larguar.
Në fund të gushtit policia e arrestoi sërish me drogë teksa udhëtonte me një makinë “Polo”.
Panorama/d.i.