Bastian Schweinsteiger, mesfushori gjerman, është i vendosur ta kërkojë rastin te Manchester United. Tashmë ish reprezentuesi i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos, për sezonin e ri.
Madje, portugezi nuk e ka përfshirë fare në listën e Europa Leagues mesfushorin gjerman, përcjell Express.
Pavarësisht këtyre gjërave, mesfushori gjerman është i vendosur ta kërkoj rastin te Manchester United. “Unë nuk kam probleme personale me Jose Mourinho, unë ende besoj në aftësinë time, unë ende mund të ndihmojë Unitedit, nëse më jepet mundësia”, ka deklaruar ai.
“Më duhet të presim dhe të shohim tani se si do të shkojnë gjërat në shtator dhe tetor. Një gjë është e sigurt, unë do ta lë futbollin”, ka theksuar isha anëtari i Bayernit, i cili nuk e ka përjashtuar mundësin që të transferohet në Amerikë.
“Afati kalimtar në MLS është mbyllur, kështu që nuk do të ndodhë këtë sezon. Por sigurisht, SHBA është një opsion”, ka përfunduar ai, citon “Express”. (b.an)