Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në plazhin e “Shkëmbit të Kavajës”.
Një fëmijë e mitur vetëm 4-vjeçare është mbytur në det.
Bëhet fjalë për minorenen me inicialet E.B. nga Elbasani. Vogëlushja ishte duke u larë në breg të detit por në një moment u shkëput nga vëmendja e prindërve dhe u largua.
Sipas dëshmitarëve trupi i pajetë i vogëlushes doli në breg nga dallgët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.