Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Një autobus i linjës Qendër-Tufinë ka dalë nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një banese.
Nga aksidenti mbeti i plagosur fatorinoja i autobusit.
” Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:00, drejtuesi i autobuzit të linjës Qendër – Tufinë, në rrugën “Myslym Keta”, ka humbur kontrollin e autobuzit ku si pasojë ka përfunduar në oborrin e një banese. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar faturino i linjës. Policia në vendin e mgjarjes po punon për gjetjen e shkakut të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.