Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, kanë ratifikuar marrëveshjen për ngrohjen globale të Parisit.
Në një ceremoni, në margjina të samitit të G20, i cili sivjet mbahet në Hanxhou të Kinës,Obama dhe Xi, që paraqesin dy prej vendeve që emetojnë më së shumti karbon, kanë thënë se një epokë e re e bashkëpunimit për ngrohjen globale, është mënyra më e mirë për të shpëtuar planetin.
Marrëveshja e Parisit do të hyjë në fuqi pasi ta kenë ratifikuar të paktën 55 shtete, citohet Express. (b.an)