Një shqiptar i arrestuar në Britani për trafik kokaine u dënua me 3 vjet e tetë muaj burg Mediat e huaja raportojnë se shqiptari Besad Peraj, 24-vjec, u dënua nga një gjykatë në Londër, pasi u kap me 15 qese mbushur me kokainë që i mbante të fshehura në çorape.
Në seancën gjyqësore teksa u treguan momentet e arrestimit të tij, akuza tregoi se pasditen e 28 korrikut policia pikasi një automjet të parkuar Bread Street. Drejtuesi pasi pa që po ndiqej, tentoi të lagrohej, por pa dobi.
Policia e ndaloi dhe i bëri kontroll Perajt në makinë me qen antidrogë. Ai u tregoi atyre dokumente false raporton Panorama.
Nga kontrolli rezultoi se pas timonit ishin fshehur 3 çorape, brenda të cilave ishin 15 qese me kokainë.
Pozita e tij u rëndua edhe nga këqyrja e telefonit ku iu zbuluan mesazhet që e kompromentonin në trafikun e drogës.
Shumë prej tyre ishin në shqip, me adresa dhe vende destinacionesh ku duhet të dërgonte drogën./a.m.