Policia në Brazil ka arrestuar një person i cili përdori identitetin e sulmuesit Neymar për të mashtruar vajzat dhe kërkuar prej tyre fotografi dhe xhirime të nxehta.
Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili luajti rolin e sulmuesit të Barcelonës në mënyrë që të kontaktojë me femra të shumta në rrjete sociale dhe shkëmbeu mesazhe me to në emër të futbollistit më të njohur brazilian.
Ai besohet se pati një bashkëpuntor – i cili ende nuk është arrestuar nga policia – e që i përdorte fotografitë dhe xhirimet për t’i shantazhuar ato, përcjell “Zëri.info”.
Një prej dëshmitareve ka njoftuar policinë se personi që përdori imazhin e Neymarit e kishte ftuar edhe në një ndejë të Barcelonës. Ai tani do të akuzohet edhe nga ylli brazilian për përdorimin e rrejshëm të imazhit të tij, citohet Zëri. (b.an)