Presidenti i Republikës i ka akorduar efektivit Ardian Kodra medaljen “Dekorata e artë e Shqiponjës”. Efektivi i vrarë dhe në krye të detyrës është shpallur dëshmor i atdheut.
Akordimi i medaljes dhe shpallja e Kodrës dëshmor nga presidenti Nishani ka ardhur pas propozimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Sipas burimeve nga familja e të ndjerit, bëhet e ditur se, ceremonia mortore mund të mbahet gjatë pasdites, ku pritet të marrin pjesë drejtues të lartë të policisë së shtetit, kolegë të efektivit, familjarë dhe të afërm.

Homazhet në nder të efektivit të vrarë do të mbahen nga ora 17:00 deri në 19:00 pranë Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të efektivit të vrarë. Trupi i pajetë i Kodrës do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës, pasi ai bashkë me familjen jetonte në lagjen Rus, në vendin e quajtur “Mahallë e re”.
ma.me