Një 17-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur 35-vjeçaren K.M mësuese në Elbasan.
Nuk dihen arsyet se përse i riu P.Xh ka ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçares.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: P.XH, 17 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi dyshohet të ketë goditur mësuesen e një shkolle, shtetasen K.M, 35 vjeçe, banuese në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
ma.me