Pamja prekëse e një 100-vjeçari që shtrëngon dorën e gruas së tij para se ajo të largohet nga kjo botë, ka prekur zemrat e miliona njerëzve. Fotografia tregon çiftin e moshuar, të martuar prej 77 vitesh teksa në dy shtrate të vendosura paralelisht me njëri-tjetrin ndajnë momentet e fundit të dashurisë. I moshuari qëndron i shtrirë nën një batanije në të cilën shkruhet “Të dua”, ndërsa gruaja e tij është e ulur në krevatin tjetër, por duart i mbajnë të bashkuara.
Imazhi është publikuar nga mbesa e të moshuarve që e ka shoqëruar me përshkrimin: “Gjyshja ime 96-vjeçare me gjyshin tim 100-vjeçar, disa orë para vdekjes së saj këtë fundjavë. 77 vite martesë”.
ma.me