Një sherr mes nuses dhe vjehrrës ka ndodhur dje në zonën e Kavajës, ndërsa të dyja kërkojnë urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës, ku 16-vjeçarja me inicialet F.B, është përleshur fizikisht me vjehrrën e saj, 58-vjeçaren Shqiponja Sinemata.
Sherri mes tyre ka ndodhur në banesë, ndërsa referuar materialeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, dy gratë plotësuan kërkesë-padi për të marrë urdhër mbrojtjeje. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. /r.a