Një nga djemtë e Osama Bin Laden i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara, çertifikatën e vdekjes së të atit. Kjo është një prej çështjeve të trajtuara në një prej 60 mijë kabllogrameve saudite, që u bënë publike nga Wikileaks. Në dokumentin që mban datën 9 shtator 2011, nëntë muaj, nga vrasja e Bin Ladenit në Pakistan, Konsulli i Përgjithshëm në Ambasadën Amerikane në Arabinë Saudite, Glen Keizër i shkruajti Abdullah Bin Ladenit se nuk mund të jepte certifikatën e vdekjes dhe se kjo lidhej me rregullin e vendosur, për personat që ekzekutohen gjatë operacioneve ushtarake.
Në vend të çertifikatës, Keizër i dërgon disa rregjistrime të gjykatës amerikane, të cilat provonin vrasjen e Bin Ladenit.“Shpresoj ka shkruar Keizër se dokumentet e qeverisë amerikane do t’ju vijnë në ndihmë ju dhe familjes suaj”.
Nga dokumenti nuk mësohet arsye se përse Abdullah Bin Laden kërkonte çertifikatën e vdekjes së liderit te Al Kaedës. Wikileaks do të publikojë mbi 500 mijë dokumente në dosjen “kabllogramat Saudite”, muajin e ardhshëm. Ende nuk është mësuar se si janë siguruar ato, por Wikileaks i referohet një sulmi kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite nga Ushtria Kibernetike e Jemenit.
Wikileaks është themeluar nga Zhulien Asanzh. Publikimi i “Kabllogramave Saudite” përkon me tre vjetorin e strehimit politik të Asanzh në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi dy gra suedezë e akzuan për përdhunim dhe abuzim seksual.