Ministri i Mirëqenies për Gratë dhe Fëmijët në Dehli të Indisë është shkarkuar pas publikimit të një videoje, ku ai shfaqet duke u puthur me dy femra.Sandeep Kumar, i cili rezulton i martuar prej vitesh, është përfshirë në një skandal seksual, pamjet e të cilit janë transmetuar nga televizionet lokale.
35-vjeçari Kumar deklaronte një vit më parë se prekte çdo ditë këmbët e gruas së tij për ta falënderuar për sakrificat që ajo bënte për të, përgatiti Tch. (b.an)