Një 23-vjeçar nga Korça ndodhet në gjendje të rëndë, pasi është dhunuar nga pronari i një lokali me sende të forta. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Marsel Osmani ka shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal.
23-vjeçari është transportuar në spitalin e Korçës fillimisht më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka shumë plagë në trup, ndërsa është arrestuar autori Olsi Zyberi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.