Procedimi ka nisur, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim penal për shpërdorim detyre për mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave të dëmtuara në harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2014. KLSH pretendon se në raport, se bankat e nivele të dytë ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës.
Diferenca prej 20 %-thotë KLSH në kallëzim është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat. Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro. Mësohet se prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit te detyrës. Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar Bankën e Shqipërisë ne atë periudhe.
ma.me