Një krocierë e ankoruar në një port turistik në Mesina ka bërë një manovër të gabuar duke u përplasur me strukturat e portit.
Përplasja nga anija 323 metra e gjatë dhe me një peshë prej 130 tonësh, ka provokuar një valë të madhe e cila ka goditur disa anije të vogla dhe varka të ankoruara duke u sjellë atyre dëme të mëdha. Ky incident shkaktoi afro 250 mijë euro dëme ndërkohë autoritetet portuale kanë nisur një hetim për ngjarjen.
Krociera Carnival Vista ishte nisur nga Barcelona në 26 Gusht dhe kishte si itinerar Messinan, Napolin, Civitavecchian, Livornon, Marsejën, Palma di Maiorcan e në fund rikthimin në Barcelonë./a.m.