Zbardhen detaje se kush është David Qosja, autori i vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për arrestimin e të cilit janë mobilizuar një numër të madh të forcave policore, dhe RENEA.
‘BalkanWeb’ raporton se i riu, rreth 27 vjeç, ka lindur në fshatin Tamarë të Malësisë së Madhe, ndërsa sot jeton i vetëm në banesën e tij në Torovicë të Lezhës. Banorë të fshatit tregojnë se Qosja njihet si një njeri me probleme mendore, por ai nuk disponon kartelë mjekësore. Ata tregojnë më tej se Qosja ka pasur një jetë të vështirë, që nga vdekja e babait, dhe vëllait (iu shtyp me traktor), e largimi i nënës së tij tek një nga motrat jashtë shtetit.
Prej kohësh, i riu kishte shfaqur shenja të çuditshme në sjellje, rrinte i veçuar nga të tjerët, dhe nuk kujdesej për veten./a.m.