Dashi
Sot do të gjendeni përballe një problemi ju të dashuruarit që ka të bëjë me të ardhmen tuaj në çift. Nuk duhet ta lini pas dore. Beqarët do realizojnë takime interesante sot dhe do kenë mundësinë për aventura emocionuese. Në planin financiar nuk parashikohet të keni probleme.
Demi
Vini në punë intuitën tuaj dhe zgjidhni mënyrën dhe rrugën më të thjeshtë për të dalë në përfundim të një situate që ka ngecur prej kohësh marrëdhënia juaj me partnerin/en. Beqarët pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme nuk do fiksohen pas ndonjërit dhe do vazhdojnë ende të jenë vetëm. Financat paraqiten delikate.
Binjakët
Duhet të jeni pak më të ashpër me njeriun që keni në krah sepse ju ka venë përballë disa problemesh që do t’ju rëndojnë shumë sot. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj, nuk keni pse të shqetësoheni.
Gaforrja
Sot duhet ti tregoni partnerit/es qe do i gjendeni gjithmonë pranë edhe ne ato momente qe duket sikur jeni larguar. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, duhet t’i shfrytëzojnë ato në maksimum. Financat do jenë të mira, do mbrohen gjatë gjithë kohës nga yjet.
Luani
Marrëdhënia juaj në çift mund të shkojë shumë më mire nga sa e mendoni, nëse ju i lini hapësirë personave të tjerë t’ju gjenden pranë. Beqarët do kenë disa njohje të reja nga takimet që do realizojnë të cilat shumë shpejt mund të shndërrohen në lidhje. Financat kanë për të qenë të mira.
Virgjëresha
Sot vini në plan të parë zemrën tuaj dhe veproni siç ju thotë ajo lidhur me njeriun e zemrës. Mos merrni për bazë paragjykimet e të tjerëve. Beqarët nuk do ta ndryshojnë dot statusin, prandaj bëjnë mirë mos të hedhin hapa të nxituar nga mërzitja. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme.
Peshorja
Do të kujtoheni në moment të fundit për një porosi që ju ka lënë partneri/ja. Harresa juaj do të bëjë që besimi i tij/saj të lëkundet. Beqarët nuk do jenë në humor për takime dhe në këtë mënyrë do vazhdojnë të mbeten ende vetëm. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë shumë i mirë.
Akrepi
Nëse akoma nuk e keni kuptuar se çfarë duhet të bëni, mbase është mirë që të kërkoni ndihme tek njeriu që keni në krah. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa sepse mund të gabojnë dhe lëndohen. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.
Shigjetari
Sot jeni të bindur që po veproni mirë lidhur me një çështje të caktuar në lidhjen tuaj të dashurisë. Koha do të tregojë nëse keni patur vërtet të drejtë. Beqarët nuk e ndjejnë ende gati veten për ndryshime prandaj do refuzojnë ftesat për takime. Planetët do favorizojnë financat tuaja, asgjë për tu shqetësuar.
Bricjapi
Është mirë që të filloni të merrni më seriozisht anën emocionale tuajën. Kjo ju ndikon në gjithçka që do të bëni më vonë lidhur me marrëdhënien tuaj. Beqarët nuk do kenë dëshira për takime pasi duan të mbajnë ene statusin që kanë dhe do i refuzojnë. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Ujori
Partneri/ja po përpiqet t’ju hapë sytë dhe t’ju tregojë atë që duhet të bëni. Mundohuni të ruani intimitetin brenda dyerve të shtëpisë. Beqarët do kenë propozime fantastike dhe shumë shpejt do ta gjejnë veten përkrah një personi. Me financat tregohuni të arsyetueshëm në menaxhim për të shmangur problemet.
Peshqit
Shumë herë me atë që thoni dhe bëni e çoni partnerin/en të mendojë ndryshe për ju. Kjo gjë ju intrigon dhe e bëni herë pas here. Beqarët do takojnë një person që do e pëlqejnë sapo ta shohin dhe do bëjnë gjithçka për ta bërë për vete. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes me shpenzimet.