Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili u lëndua rëndë në finale të Euro 2016, është shumë afër rikthimit në fushë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes rrjeteve sociale. “Së shpejti”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Tre herë fituesi i Topit të Artë, pritet ta nis sezonin me ‘Los Blancos’ me 10 shtator, kur ekipi i Zidane takohet në ‘Santiago Bernabeu’ me Osasunen. /a.m.