Një biznesmen shqiptar, pronar i një restoranti në Koni Ajlënd u vrarë në jug të Detroitit në SHBA.
Frano Junçaj, 59 vjeç, dyshohet se u ekzekutua gjatë një tentative grabitjeje në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.
Policia dyshon se vrasja ka të bëjë me një grabitje. Po kështu, thuhet se grabitësi mund të njihej me Junçajn, ndaj edhe e ka qëlluar që të mos e kallëzojë.
“Ai kishte besim te komuniteti”, ka thënë Stivën Dolunt, manaxheri i restorantit. “Juncaj ishte një njeri shumë miqësor dhe kjo që ndodhi nuk do të kalohet lehtë”, ka thënë ai për mediat lokale.
Juncaj është gjetur i vrarë me një plumb në gjoks para derës së restorantit. Ai ishte me origjinë shqiptare dhe kishte emigruar në SHBA në vitin 1975.
Mediat amerikane shkruajnë se policia tanimë po heton në pistën e një tentative grabitje të dështuar.
59-vjeçari, i cili ishte bashkëpronar me vëllain e tij, u vra rreth orës 9:30 të paradites, para derës së restorantit. Ai u qëllua me një plumb në gjoks.
Autori mund të jetë shokuar kur ka parë që derën e restorantit e hapi pronari, pasi kishte menduar se nuk kishte njeri dhe ishte nisur për të grabitur. Por gjithçka përfundoi keq, autori u largua pa asnjë monedhë të vetme dhe u bë vrasës.
“Shqiptari hapi derën dhe unë mendoj se personi që ishte nisur për të grabitur mund të jetë zënë në panik dhe të ketë qëlluar pa dashje,” tha ndihmës shefi Steve Dolunt, nga policia në Detroit. “Për fat të keq plumbi e goditi shqiptarin në gjoks dhe e vrau”.
Viktima, Franco Junçaj, apo Frank siç njihej ndryshe, ishte aq i dashur për klientët e tij, sa ata tani janë të pikëlluar dhe e kanë cilësuar edhe si vetëmohues shqiptarin.
“Ai gjithmonë më jepte një pije falas, sepse unë vij gjithmonë këtu çdo fundjavë,” tha Tray Simons, një klient që shprehu konsiderata për shqiptarin./express/a.k