Autoritetet turke kanë pushuar nga puna rreth 43.000 nëpunës civilë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste që sipas tyre kërcënon sigurinë kombëtare, këto informacione është botuar në Gazetën Zyrtare të qeverisë turke, raporton AP.
Listat përmbajnë emra të shumë prej që janë botuar të enjten, kjo tregon se autoritetet turke kanë ndërmarrë një spastrim në shkallë së gjerë që nga 15 korrik, transmeton lajmi.net.
Pushime nga puna janë të lejuara nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqia, e gjithë kjo erdhi pas grusht shtetit në tentativë, dhe shumica e njerëzve që janë pushuar nga puna janë nga Ministria e Arsimit – 28.163 prej tyre.
Rreth 35,000 vetë u arrestuan dhe janë marr në pyetje, ndërsa më shumë se 17.000 prej tyre deri më tani janë të arrestuar formalisht për t’u gjykuar, duke përfshirë ushtarë të shumtë, policë, gjyqtarë dhe gazetarë.
Grusht shteti në Ankara vrau të paktën 270 persona, autoritetet turke fajësojnë klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, dhe rrjetin e tij si një organizatë terroriste. /a.m.