Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se e pranon që kryeministri e tërhoqi demarkacionin pasi nuk guxon të bëjë gjë pa miratimin e Serbisë.
Sejdiu gjatë një konference për media, ka thënë se kësaj Qeveria nuk i ka mbetur asgjë tjetër veç të jep dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje.
Ai ka thënë se kjo Qeveri asnjë të mirë nuk ka sjelle përveç ‘Zajendicës’ dhe “Demarkacionit”, duke shtuar se këto tema janë të rrezikshme për vendin.
Sipas tij nuk ka mbetur asgjë tjetër, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë që nga sot.
Sejdiu ka thënë se “Zajdenica” dhe “Demarkacioni” janë tema të vdekura, ku sipas tij ka mbetur vetëm të shkojnë në zgjedhje të ardhshme. /ZERI/