Ora 18:30 Pas 4 orësh nën rrethim, më në fund Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin David Qosja, autorin e vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra. Qosja u prangos në katin e parë të banesës së tij në Torovicë të Lezhës ku mbahej nën rrethim nga forcat speciale. Prej orësh ai vijonte të hapte zjarr ndaj policisë. RENEA ndërhyri në banesë pasi hodhi më herët gaz lotsjellës.
Ora 18: 20 Renea futet në banesën e Qoses
Ora 18:00 Vrasja e efektivit, familja hap dyert e mortit
Familja e efektivit të FNSH-së Kodra, ka hapur tashmë dyert e mortit. Të afërm dhe miq të shumtë të tij kanë shkuar në banesën pak minuta pas marrjes së informacionit.
Ora 17:30 RENEA rrethon banesën ku ndodhet i sëmuri mendor, leshon gaz lotsjellës
Forcat speciale vijojnë prej orësh të mbajnë nën rrethim autorin e vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra, shtetasin David Qosja i cili nuk pranon t’i dorëzohet forcave të rendit.
Thirrjeve të RENEA-s për tu dorëzuar ai i përgjigjet me armë. Policia i është afruar banesës së 30-vjeçarit dhe ka hedhur gaz lotsjellës për ta bindur të dalë.
Pritet që forcat RENEA të ndërhyjnë nëse autori i krimit të rëndë, perosn me të meta mendore nuk dorëzohet. Policia ka larguar nga perimetri i rrezikut banorët e zonës.
****
ORA 15: 25 Një efektiv i FNSH ka mbetur i vdekur, pas shkëmbimit të zjarrit me një person në Torovicë.
Sipas informacioneve nga policia, personi i quajtur David Qosja, është ngujuar në një banesë, i armatosur, dhe thirrjes së policisë për t’u dorëzuar i është përgjigjur me zjarr. Mësohet se bëhet fjalë për një person me të meta mendore.
Ndërkohë, ka humbur jetën efektivi 50-vjeçar Ardian Kodra. Fillimisht ai u transportua në spital i plagosur por nuk mundi të mbijetojë.
David Qosja filllimisht qëllonte në ajër me armë, gjë e cila alarmoi banorët e zonës. Pas njoftimit të policisë, Qosja u fut në banesë dhe hapi zjarri ndaj unifromave blu duke lënë të vdekur efektivin e FNSH-së së Shkodrës Ardian Kodra.
Për gati 20 minuta pati shkëmbi zjarri me breshëri ndërkohë të shtënat vijojnë her pas here.
Në Torovicë mbërritën edhe forcat RENEA nga Tirana ndërkohë operacioni po vëzhgohet nga afër edhe nga drejtori i policisë Haki Çako.
*Ardian Kodra, efektivi i vrarë
d.i.