Shitja e librave të rinj do të nisë në datën 5 shtator. Shtëpitë botuese kanë bërë të ditur se librat e rinj nuk mund të nxirren në shitje për shkak të mungesës së pullës që vendoset në çdo tekst.
Kjo pullë është dhënë me tenderim nga Ministria e Arsimit, por ende nuk është bërë gati. Pajisja me pullë e teksteve të reja shkollore pritet të bëhet gjatë fundjavës dhe menjëherë më pas, të nisë shitja e tyre.
Ndërkohë qytetarët mund të blejnë librat e viteve të kaluara që nuk kanë ndryshuar. Vetëm këta libra do të shiten nga shtëpitë botuese.
Më herët ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në udhëzimin e saj, kishte përcaktuar se tekstet duhet të fillonin të shiteshin në datën 25 gusht, por ky afat nuk është përcaktuar.
shqiptarja.com/d.i.