Policia e Shijakut sekuestroi një armë zjarri automatik dhe 81 fishekë dhe vuri në pranga shtetasin Gushi Smoqi 71 vjeç banues në Shijak.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gushi Smoqi 71 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri automatik Mod.56, kaliber 7.62 dhe
• 8 krëhëra me 81 fishekë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.