Tërmeti në Itali ka qenë karikatura e radhës e revistës franceze Charlie Hedbo dhe sërish polemikat nuk mungojnë.
Italia qendrore u godit nga tërmeti më 24 gusht dhe 294 persona mbetën të vdekur, pa llogaritur të plagosurit dhe dëmet e mëdha materiale.
“Tërmet a la italian” titullohet karikatura, duke përshkruar edhe artikujt e “menusë”: Makarona me salcë, makarona me bukë të thekur dhe lazanja.
Kjo është ajo çfarë lexohet në kokat e dy të plagosurve, të lyer me gjak, ndërsa në lazanja janë trupat e të vdekurve.
Shumë nuk e kanë pëlqyer karikaturën, duke ngritur pyetjen se deri ku mund të shkojë satira.
BW/d.i.