Qeveria në Uzbekistan thotë se presidenti Islam Karimov është në gjendje kritike, pasi ka pësuar një sulm, ndërkaq agjencia e lajmeve Reuters, citon tre burime diplomatike, të cilët thonë se Karimov ka vdekur.
Në deklaratën e Qeverisë uzbeke, të publikuar thuhet se Karimov, 78 vjeçar, është shtruar në spital më 24 gusht, dhe në 24 orët e fundit, gjendja e tij “është përkeqësuar dhe doktorët e kanë cilësuar si kritike”.
Por Reuters është duke cituar tre burime diplomatike, të cilët thonë se Karimov në fakt ka vdekur. “Po ai ka vdekur”, i ka thënë një burim, agjencisë Reuters.
Më herët gjatë ditës, Reuters po ashtu ka raportuar se presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka ndërprerë vizitinë e tij në Kinë dhe nesër do të fluturojë drejt Uzbekistanit, citohet Express. (b.an)