Igli Tare nuk ka lejuar largimin e portierit Thoma Strakosha nga Lazio, edhe pse ka pasur një ofertë nga Cardiff, skuadër e Uellsit që luan në futbollin anglez, aktualisht në Championship.
Sipas Corriere dello Sport, Cardiff i ofronte portierit të Shqipërisë U21 një kontratë trevjeçare dhe vendin e titullarit mes shtyllave, por Lazio nuk është bindur nga paraqitja e portierit Vargic, edhe pse vetëm në stërvitje. Për këtë arsye, pas largimit të Etrit Berishës tek Atalanta, klubi nuk ka lejuar largimin e Strakoshës.
d.i.