Kriza politike vazhdon në Spanjë ku parlamenti nuk i dha votëbesimin Mariano Rajoy, të cilit i duhen vetëm gjashtë vota për të arritur maxhorancën absolute, ndërkohë që nga ana tjetër po theksohet më shumë ideja për zhvillimin e zgjdhjeve të treta të parakohshme në një vit.
Sikurse ishte parashikuar dhe shfaqur në dy ditët e debatit që paraprinë votën për besimin e qeverisë, socialistët e Pedro Sanchez arritën të qëndrojnë fuqishëm në propozimet e tyre për të mos i dhënë asnjë ndihmë politike Partisë Popullore (PP), që në zgjedhjet e qershorit pas atyre të dhjetorit 2015 arriti sërish maxhorancën e thjeshtë, me 137 deputetë nga 350, citohet Express. (b.an)