Për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi gjatë një ekzibicioni të “Djajve të Kuq”, skuadra e parashutistëve akrobatikë në Ushtrinë e Mbretërisë së Madhe. Një nga parashutat nuk u hap, por ushtari shpëtoi falë gatishmërisë dhe refleksit të një shoku të tij, i cili e “lidhi” në ajër para syve të publikut të terrorizuar. Ngjarja ka ndodhur në Cumbria, në pjesën veriperëndimore të Anglisë, në kufi me Skocinë gjatë “Whitehaven Air Show”, sipas asaj që raporton televizioni britanik BBC. Një video dhe imazhet e shpëtimit kanë bërë xhiron e botës të heroit britanik. Nga fotot duket se ushtari i “Djajve të Kuq” është në vështirësi me parashutën e tij të prishur, ndërsa shoku i tij i afrohet, më pas video tregon zbritjen e të dyve me shpejtësi të kontrolluar. Të dy arrijnë të shpëtojnë, sepse ranë mbi ujë dhe janë transportuar pastaj nga një gomone e ndihmës së shpejtë.
“Mund të konfirmojmë që parashutistët e “Djajve të Kuq”, janë të dy mirë me shëndet. Është hera e parë në 25 vjet, që një parashutë e tyre nuk hapet”, – kanë bërë të ditur në “Facebook” organizatorët e “show”-t.
https://www.youtube.com/watch?v=IGWBmadezW0