“Une jam sot ketu si perfaqesuese e zgjedhur e qytetareve te shkodres dhe dua ti bej te ditur Edi Rames se shtepite me leje, prona, qytetaret, ligji, jane me te rendesishem se pushteti, me te rendesishem se nje bashki, me te rendesishem se une, se qeveria dhe me te rendesishem se Edi Rama.
Nuk do te pranoja kurre te shembja ne menyre te paligjshme shtepine, pronen, mundin, gjakun e djersen e nje qytetari, vetem sepse kjo ka te beje me trillet e shijet e nje kryeministri.
Edi Rama haptazi po denon qytetaret e Shkodres. Kunder ligjit, kunder kushtetues, ai po privon qytetaret e shkodres nga te drejtat e tyre per te pasur zhvillim, pune, arsim e shendetesi me te mire.
Une ne cilesine e kryetares se bashkise kam derguar dhjetra projekte, projekte shume te mira e ne interes te komunitetit, te gjitha te refuzuara” është shprehur Voltana Ademi.
Një ditë më parë, kur pritej të niste ndëshja me Marokun, kryeministri i kërkoi llogari Voltana Ademit përse nuk prishte godinat pa lejë që rrethonin stadiumin.
Deklarata e plotë e Ademit:
Jam sot ketu para jush per te denoncuar kercenimet e papranueshme e skandaloze te kryeministrit te vendit, ndaj Shkodres e qytetareve te saj.
Mbreme, ne prani te dhjetra veteve, ne ambjentet e stadiumit Loro Boriqi, Edi Rama u hakerrye ne menyre te perseritur, duke me thene se Shkodra do te kete zero fonde.
Zero fonde, perseriti 10 here kryeministri i vendit.
Nuk eshte vetem kerkesa e tij per prishjen e shtepive prane stadiumit, arsyeja e kesaj sjellje.
Kjo eshte e qarte se eshte nje sjellje politike, hakmarrese ndaj nje qyteti e ndaj banoreve te tij, qe nuk e kane votuar Edi Ramen.
Une jam sot ketu si perfaqesuese e zgjedhur e qytetareve te shkodres dhe dua ti bej te ditur Edi Rames se shtepite me leje, prona, qytetaret, ligji, jane me te rendesishem se pushteti, me te rendesishem se nje bashki, me te rendesishem se une, se qeveria dhe me te rendesishem se Edi Rama.
Nuk do te pranoja kurre te shembja ne menyre te paligjshme shtepine, pronen, mundin, gjakun e djersen e nje qytetari, vetem sepse kjo ka te beje me trillet e shijet e nje kryeministri.
Edi Rama haptazi po denon qytetaret e Shkodres. Kunder ligjit, kunder kushtetues, ai po privon qytetaret e shkodres nga te drejtat e tyre per te pasur zhvillim, pune, arsim e shendetesi me te mire.
Une ne cilesine e kryetares se bashkise kam derguar dhjetra projekte, projekte shume te mira e ne interes te komunitetit, te gjitha te refuzuara.
Pse?
Sepse qytetaret e shkodres jane te lire e nuk e votuan.
Pse?
Se qytetaret e shkodres nuk pranojne te sundohen.
Kjo eshte taksa qe u dashka te paguajne qytetaret e shkodres, hakmarrjen e nje kryeministri qe sillet me buxhetin, me taksat e shqiptareve sikur te jene prone e tij private qe i shperndan sipas qejfit.
Historia ka treguar se asnje kryeminister, edhe me tiranet, nuk e kane firuar betejen me qytetaret, me shkodranet. Ne fund triumfon e drejta, triumfojne qytetaret, triumfon sovrani.
ma.me