Jo gjithçka që shkëlqen është ar, thotë një shprehje e njohur dhe e përdorur shumë në Itali. Dhe ndoshta është e saktë për këngëtarin italian Xhixhi D’Alesio. Sipërmarrjet e gabuar dhe një jetë me teprime e luks, e kanë çuar D’Alesion në një dështim financiar. Shoqëritë e tij kanë borxhe për rreth 25 milionë euro, ndërsa këngëtari gjatë karrierës ka shitur 20 milionë disqe.
Gjendja financiare e Xhixhi D’Alesios i ka rrezikuar edhe miqësinë me Valeria Marinin, së cilës i detyrohet 200 mijë euro. Megjithatë për këtë duket se ka arritur një marrëveshje për të bërë pagesa me këste mujore.
“Do të këndoj dhe do të bëj koncerte për të paguar borxhet gjatë 15 viteve të ardhshëm”, është shprehur këngëtari për shtypin italian, duke pretenduar se edhe të tjerë i detyrohen atij.
ma.me