Pesë persona janë prangosur në Tiranë, me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia e Tiranës njofton se të gjithë të arrestuarit e kapur në flagrancë rezultojnë banues në Sauk, kurse zona është Lapidari.
Arrestimet janë bërë në aksione të ndryshme, por në të njëjtin vend, që duket se ishte edhe pika strategjike e trafikut.
Në pranga u vunë shtetasit Ferit Malaj, 19 vjeç; Aldo Lusha, 20 vjeç dhe Arbion Malaj, 19 vjeç, banues në Tiranë. Policia njofton se ata u prangosën tek Lapidari, në Sauk.
“Gjatë kontollit fizik shtetasit Ferit Malaj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një dozë, me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”. Ndërsa shtetasve Arbion Malaj dhe Aldo Lusha, iu sekuestrua shuma prej 3300 Euro, shumë të cilat dyshohen të jenë përfituar nga shitja e lëndëve nakotike”- njofton policia.
Ndërkohë po dje në të njëjtin vend u arrestua shtetasi Marvin B., 22 vjeç, banues në Tiranë, në Sauk, tek Lapidari. “Atij iu gjet dhe sekuestrua një dozë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”- njofton policia.
Ndërkohë që po dje u arrestua shtetasi Rigers D., 22 vjeç, banues në Tiranë, në Sauk, tek Lapidari, i’u gjet dhe sekuestrua një dozë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva./panorama/a.k