Ekziston një listë me gjëra, të cilat gjithsesi duhet t’i bëni gjatë verës, në mënyrë që të keni kujtime të veçanta pastaj.
Veshjet e verës para se ajo të mbarojë– Të lësh temperaturat e nxehta, plazhin dhe fundjavat me miq deri në orët e vona të mëngjesit do të thotë të lësh edhe gjërat e bukura të gardërobës verore. Kështu që, nëse ka diçka që të ka mbetur pa e shijuar këtë verë, kujtohu dhe vishe.
Mëso një sport të ri – Edhe kjo gjë duhet bërë para se vera të mbarojë. Serfi, noti apo zhytja janë të lidhura me detin, ndaj e ke më të thjeshtë për të eksploruar dhe mësuar gjëra të reja edhe gjatë kohës që do jesh në plazh, shkruan dritare.net.
Bëj një udhëtim– vera është stina ideale për të udhëtuar, andaj nëse akoma nuk e keni bërë një gjë të tillë, nxitoni.
Një arratisje në mal– Është një mënyrë interesante për të përfituar më shumë nga natyra dhe për ta stërvitur më shumë trupin, për të marrë frymë dhe për të parë vende të reja.
Mos harro fotografitë – Nëse ke jetuar liri të plotë gjatë këtij sezoni të nxehtë dhe ke bërë udhëtime të ndryshme, mos harro të regjistrosh me foto çdo copëz të këtyre udhëtimeve. Janë ato që do të ta rikujtojnë çdo ngjarje edhe pas shumë vitesh.