Dita e fundit e afatit kalimtar ka përfunduar në Angli, ku shpesh ka pasur disa transferta të pabesueshme. Këtë herë nuk kishte lëvizje shumë të mëdha, por ka pasur transferime në disa klube që kanë thyer rekorde personale.
Ishte e mahnitshme të shihej se si ‘fluturonin’ milionat nga minuta në minutë, ku në fund të ditës së djeshme është kthyer një rekord në ‘Deadline Day’ duke u shpenzuar 182 milionë euro (më parë ishte 164.4 milionë) në Ligën Premier.
Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë gjithë këtij afati kalimtar veror prej klubeve angleze janë shpenzuar mbi 1,3 miliard euro, që është një rekord i ri kur merret parasysh periudha e njëjtë e transferimeve vitin e kaluar ku janë shpenzuar 1,02 miliard euro. /Telegrafi/a.k