Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person që dyshohet se është pjesë e bandës së “Babagjyshave”, e cila grabiti një argjendari në një qendër tregtare të njohur në kryeqytet në 24 dhjetor 2013.
Sipas policisë Mark Shpendi është personi i 7 që vihet ne pranga si anëtar i bandës së babagjyshave. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe policia ka vënë në pranga anëtarë të tjerë të kësaj bande, përfshirë dhe kreun e saj, Ilir Kupa. Të gjithë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe grabitje me dhunë.
Të arrestuar si anëtar të kësaj bande janë, Ilir Kupa, Agustin Sula, Hajdar Sefa, Julian Qorrushaj, Angjelin Ndrekaj, Lin Kola.